Jahjaga: Vdekja e Dino Asanajt, humbje e madhe për vendin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur dhembjen e thellë për vdekjen tragjike të Dino Asanajt, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Dino Asanaj ishte një veprimtar dhe njeri i përkushtuar në shërbim të vendit dhe të popullit dhe puna e tij në Agjencinë e Privatizimit ishte e suksesshme, duke ndihmuar kështu në transformimin e pronës dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në ngushëllimin e presidentes dërguar familjarëve dhe miqve të kreut të AKP-së.
“Presidentja i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe shokëve të Dino Asanajt, për këtë humbje të madhe, duke përkujtuar me pietet figurën e tij”, thuhet në ngushëllim.