E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Skunk Anansie

Kult grupi britanik i viteve të 90’a në shtator do të rikthehet me albumin e ri “Black Traffic”.

Në web-faqen zyrtare në Facebook, Skunk Anansie tashmë ka konfirmuar se albumi i pestë i grupit do të dalë në shitje më 17 shtator.

“Vërtet jemi shumë të emocionuar shkaku i albumit ‘Black Traffic’. Personalisht mendoj se ky është albumi ynë më i mirë deri më tani. Madje, edhe më i mirë se 'Wonderlustre', në të cilin ka disa këngë fenomenale”, thekson këngëtarja Skin.

Ndryshe, grupi ka inteëretuar për herë të parë në vitin 1994, në klubin londinez Splash. Menjëherë pas këtij interpretimi revista ‘Kerrang’ e ka shpallur për grupin e ri më të mirë britanik. Ashtu edhe doli...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›