E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga bisedoi me drejtorin e AKI-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti të enjten drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajn.

Ky i fundit e ka informuar presidenten për punën e kësaj agjencie, për ndërtimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme për kryerjen e punëve dhe të detyrave, si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Smakaj e informoi presidenten për punën gjatë këtij viti, për sfidat e caktuara si dhe për angazhimin e këtij misioni, thuhet në një komunikatë farë të thatë për këtë pritje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›