Assange, kandidat për senatin e Australisë

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, aktualisht në arrest shtëpiak në Britaninë e Madhe, vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet për senatin e Australisë, parashikuar të zhvillohen në vitin 2013, njoftoi ai në rrjetin social Twitter.
Me kombësi australiane, Assange, i cili u bë i njohur në vitin 2010 me publikimin e dokumenteve ushtarake sekrete mbi Irakun dhe Afganistanin, si dhe telegrameve diplomatike amerikane, ndodhet në arrest shtëpiak në Britaninë e Madhe që prej një viti.
Ai është në pritje që drejtësia britanike të vendosë përfundimisht për mandat arrestin e lëshuar kundër tij nga Suedia, për një çështje përdhunimi dhe agresioni seksual.
"Ne kemi zbuluar se është e mundur për Julian Assange të përfaqësohet në senatin australian, edhe pse ndodhet në arrest shtëpiake'', konfirmoi WikiLeaks.