E Diel, 1 Nëntor 2026

PSG, 100 milionë euro në përforcime

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi, ka përgatitur 100 milionë euro për përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet franceze, sipas së cilave PSG synon të përforcohet edhe më tepër për edicionin e ri që pret ta gjejë atë në Ligën e Kampionëve.

“Do të jemi konkurrent, por nuk ka nevojë të ndryshojmë gjithçka. Skuadra është mirë e ekuilibruar dhe kemi një projekt pesëvjeçar para nesh. Do të ketë kohë për të shfrytëzuar të gjitha këto para” deklaroi trajneri Carlo Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›