Jahjaga kthehet tinëz
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndryshuar formën e kthimit nga vizitat zyrtare.
Presidenca ka njoftuar se Jahjaga ka mbërritur në Kosovë, pa mbajtur konferencë për media, ashtu siç ka bërë zakonisht sa herë që është kthyer nga vizitat zyrtare.
Presidenca nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se Jahjaga është takuar me udhëheqëse shtetesh dhe personalitete të tjera të larta.
Presidentja Jahjaga ka marrë pjesë në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, organizuar nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, në kuadër të Forumit për Demokraci, në të cilin përfaqësohen një numër i madh shtetesh.
Ajo ishte paneliste në sesionin “Luftimi i dhunës kundër grave dhe trafikimit me qenie njerëzore”, ndërsa paraqitja e saj u prit me shumë interesim nga pjesëmarrësit e konferencës.