E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samarxhiç: Serbia njohu Kosovën

Sllobodan Samarxhiç

Beograd, 3 korrik, NOA – Ish ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç, ka thënë se marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të arritura në Bruksel, paraqesin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Marrëveshja me përfaqësuesit e shtetit jolegal të Kosovës paraqet shkelje flagrante të Kushtetutës së Serbisë, rezolutës 1244, dhe si e tillë, paraqet shkelje flagrante të dokumenteve juridike në të cilat ka bazën sovraniteti i Serbisë, ka thënë Samarxhiç.

Ai ka thënë se tashmë shtetit dhe popullit i ka mbetur që të jetojë me faktin se një pjesë e territorit të saj i është ndarë, ndërkaq qeveria e ka pranuar këtë.

NOA/RFE

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›