Ashton dhe Thaçi takohen në Bruksel

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 13:16
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit evropian Catherine Ashton nesër në Bruksel do të ketë drekë pune me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe do të bisedojë për bashkëpunimin e BE dhe Qeverisë së Kosovës.
"Me ftesë të Zëvendëspresidentes dhe Përfaqësues Speciale për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Bruksel. Me këtë rast Kryeministri Thaçi, përveç takimit me Baroneshën Ashton do të zhvillojë edhe takime tjera në Bruksel. Temë bosht e të gjitha takimeve të Kryeministrit do të jetë agjenda evropiane e Kosovës", thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.