Jahjaga dhe opozita mbeshtetje Thacit ne bisedime

Presidentja e Republikes se Kosoves Atifete Jahjaga i dha mbeshtetje te
pa rezerve kryeministrit Hashim Thaçi dhe Qeverise se tij ne procesin e
dialogut me Serbine duke e konsideruar dialogun si alternativen e vetme.
Ne nje komunikate per media zyra e presidentes Jahjaga njoftoi per takimin e perbashket mes kryeministrit Thaçi dhe presidentes Jahjaga paraditen e te henes.
“Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten Jahjaga për takimin e zhvilluar në Bruksel me Kryeministrin e Republikës së Serbisë, zotëri Ivica Daçiç, në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me përkrahje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara Bisedimet Kosovë-SerbiDebate për takimin Thaçi-DaçiçClinton, në fund të muajit në Prishtinë Daçiç: Jo devijim nga politika për Kosovën të Amerikës” thuhet ne njoftimin e presidentes.
Sipas zyres se presidentes, kryeminsitri i ka vleresuar takimin me Daçiçin si konstruktiv, te zhvilluar ndermjet te barabarteve, i cili do t'i ndihmoje normalizimit te marredhenieve Kosove- Serbi. Edhe presidentja Jahjaga ndane te njejtin qendrim.
Ne komunikate thuhet se presidentja e Republikës së Kosovës i dha mbështetje Kryeministrit në procesin e dialogut dhe arritjes së konsensusit institucional dhe kombëtar.
Jahjaga e konsideron dialogun jo vetëm si rrugën më të mirë, por si alternativën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe si fqinjë që kemi pasur një të kaluar të hidhur.
“Vazhdimi i procesit të dialogut, lehtëson jetën e qytetarëve të të dyja shteteve dhe është kontribut për paqen e stabilitetin dhe për suksesin e rrugës evropiane në të cilën dy shtetet e pavarura e sovrane, Kosova dhe Serbia, shkojnë duke i ndihmuar dhe jo duke e penguar njëra-tjetrën”, perfundon njoftimi i zyres se presidentes se Kosoves.
Thaçi informon LDK dhe AAK për takimin me Daçiç
Pas takimit me presidenten Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi ka informuar nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, mbi takimin e tij në Bruksel me homologun serb Ivica Daçiç.
Sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë kosovare, Thaçi e ka pritur në zyrën e tij zotin Shala, duke e njohur me rezultatet e takimit të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton.
"Kryeministri Thaçi e informoi nënkryetarin e AAK-së rreth takimit. Ata ranë dakord që të vazhdohet me proçesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që do të kontribuonte në krijimin e raporteve ndërshtetërore, stabilitetit rajonal dhe perspektivës Evropiane", thuhet në komunikatë.
Pas Blerim Shalës, Thaçi ka pritur në një takim edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka rënë gjithashtu dakord që të vijojë proçesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
E vetmja parti që refuzoi takimin me kryeministrin Thaçi ishte lëvizja Vetëvendosje, e cila protestoi të hënën në Prishtinë kundër takimit të tij me kryeministrin serb.