Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit Obama
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me bashkëshortin, Astrit Kuçi ishte e ftuar dhe mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, që e organizoi për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Presidentja Jahjaga dhe liderët e tjerë pjesëmarrës patën rastin që gjatë kësaj mbrëmje të takohen dhe të bashkëbisedojnë me njëri – tjetrin, njofton Presidenca e Kosovës