Thaçi: Të gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

“Kosova ka përmbyllur një etapë të rëndësishme, atë të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, dhe tani ka hapur kapitullin e ri, atë të integrimit evropian. Kosova është e përkushtuar ti përmbushë të gjitha detyrat në mënyrë që relacioni mes Kosovës dhe BE-së të kalojë në një relacion konkret kontraktual përmes procesit të Stabilizim asociimit”, tha Kryeministri Thaci në takim.
“Ne po ashtu jemi të gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Mirëpo, Serbia duhet të kuptojë se marrëveshjet e arritura gjatë procesit të dialogut në Bruksel duhet të implementohen. Ky normalizim do të jetë gjithmonë në pajtueshmëri të plotë me pavarësinë, integritetin, dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Serbia duhet të çlirohet nga mentaliteti i së kaluarës dhe të kuptojë që Kosova dhe pavarësia e saj është fakt i pakthyeshëm", tha kryeministri në takim.