E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga nderon me Udhëri Hero i Kosovës dëshmorin e luftës

Presidentja e Kosovës, Jahjaga dhe djali i Shkëlzen Haradinaj

Prishtinë, 21 korrik – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë vendim që Shkëlzen Haradinajt ti jepet Urdhri Hero i Kosovës, me motivacion për trimërinë e treguar gjatë luftës çlirimtare për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës.
Medaljen dhe dekoratën ajo ia ka dorëzuar babait të dëshmorit, Hilmi Haradinajt.
Urdhri Hero i Kosovës u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës, të kohëve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

a.q/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›