Server: Kosova në OKB, para se Serbia të hyjë në BE

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 19:11
Analisti i njohur amerikan Daniel Server është i mendimit se ”hyrja e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme OKB-së, do të jetë e domosdoshme para se Serbia të hyjë në BE”.
Në një intervistë për Zerin e Amerikes Server ka thënë se, Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk do të përkrahin ndarjen e Kosovës.
Ai ka shtuar se problemin duhet zgjidhur në kontekstin e Planit të Ahtisaarit, i cili ka mbështetjen më të madhe ndërkombëtare.