E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga pret Pacollin, diskutime për zgjedhjet në Ferizaj

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur të martën në takim kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

Siç bën të diturnjoftimi për media nga Presidenca e Kosovës, Jahjaga dhe Pacolli kanë biseduar lidhur me çështjen e shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizaj, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune.

Presidentja Jahjaga ka thënë se po zhvillon konsulta me udhëheqës të partive dhe subjekteve politike për të gjetur një datë të përshtatshme për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizajt, në kuadër të afateve të përcaktuara ligjore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›