Qeveria siriane pranon planin e paqes të Kofi Annan

Qeveria siriane ka pranuar planin e paqes të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan i cili përfshin armëpushimin, tërheqjen e forcave të qeverisë siriane nga qytetet, si dhe lejimin e grupeve humanitare në vend.
Lajmi është bërë i ditur për mediat nga zëdhënësi i Kofi Annanit i cili e ka cilësuar këtë si një hap me rëndësi për vendin.
Ndërkohë i dërguari i OKB-së Annan ndodhet për një vizitë në Pekin për të kërkuar mbështetje për iniciativën e tij që synon dhënien fund të dhunës në Siri.
Ndërkohë, grupet e opozitës siriane po takohen në Stamboll, në përpjekje për të arritur më shumë unitet në prag të samitit të ri “Miqtë e Sirisë” që do të mbahet më 1 prill.