Presidenti Obama bisedon per mbrojtjen nga raketat me Presidentin rus

Presidenti Obama dha sot sqarime lidhur me nje bisede private me presidentin rus Dmitri Medvedev mbi mbrojtjen nga raketat e cila u be publike ngaqe mikrofonet gabimisht ishin te hapur.
Ne takimin e Seulit zoti Obama i tha privatisht presidentit rus se ky eshte viti i fundit i zgjedhjeve per te dhe se ai do te kishte me teper fleksibilitet pasi te zgjidhej.
Me vone zoti Obama i tha gazetareve se Shtetet e Bashkuara jane ne mesin e fushates se zgjedhjeve presidenciale se Rusia sapo i ka mbajtur zgjedhjet dhe eshte tani ne procesin e transferimit te pushtetit. Ai tha se mjedisi i tanishem politik nuk eshte i favorshem per negociatat delikate mbi mbrojtjen nga raketat dhe kontrollin e armeve.
Republikanet te cilet duan te marrin kontrollin e Shtepise se Bardhe pas zgjedhjeve te nentorit kane thene se nuk duan te bejne ato qe ata i cilesojne leshime ndaj Rusise ne bisedimet per armet.