E Shtunë, 31 Tetor 2026

OCDE Eurozona duhet te dyfishoje fondin e shpetimit

Vendet e eurozones duhet ta dyfishojne fondin e shpetimit te vendeve anetare sipas nje organizate nderkombetare zhvillimi.

Ne raportin e saj vjetor mbi eurozonen te botuar sot Organizata per Bashkepunimin Ekonomik dhe Zhvillimin me seli ne Paris thekson se shtetet me te prekura nga kriza mund te kene nevoje per 1 trilion Euro ndihma gjate dy viteve te ardhshme.

Aktualisht 17 vendet e Eurozones kane rene dakort per nje fond shpetimi prej 500 miliarde Eurosh.  Sekretari i Pergjithshem i OCDE-se  Angel Gurria tha sot se ky fond nuk eshte i mjaftueshem per tu dhene hapesira frymemarrjeje ekonomive ne veshtiresi qe ato te kryejne reformat e duhura ekonomike dhe ai i beri thirrje ministrave te financave te shqyrtojne mundesine e shtimit te fondit ne takimin e tyre te se premtes ne Kopenhage.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›