E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga pret kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në nje takim, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, Evgeni Tançev, i shoqëruar nga delegacionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Bullgarisë.

Tançev vlerësoi si të dobishme vizitën në Kosovë dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se Bullgaria dhe Kosova ndajnë vlerat e përbashkëta evropiane në fusha të ndryshme dhe në veçanti në fushën e drejtësisë. Tançev tha se Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm dhe se rruga drejt një demokracie kushtetuese është synim parësor i një shoqërie.

Në anën tjetër, presidentja Jahjaga tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë është i rëndësishëm dhe i dobishëm. Jahjaga, pos te tjerash, vlerësoi rëndësinë e paanshmërisë së sistemit të drejtësisë në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›