E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç kritikon deklaratat e Jeremiç

Nga Praga, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka kritikuar edhe deklaratat e ministrit të tij të jashtëm, Vuk Jeremiç, për marrëdhëniet me Kroacinë.
 

“Disa qëndrime dhe deklarata që kanë dhënë kryeministrja kroate, Jadranka Kosor dhe shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç janë absolutisht të papranueshme”, ka thënë Tadiç pas një takimi me presidentin çek Vaclav Klaus. Po ashtu, Tadiç ka pohuar se marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë janë të rëndësishme për stabilitetin e Evropës Juglindore.
 

Serbia, duke përfshirë Tadiçin, u nervozua kur Kosor tha në Prishtinë se Kosova mund të shoh tek kroatët miqtë më të mirë në Ballkan. Jeremiç pohoi se e ka mik Kosor e nuk i duhen aspak armiq. Ndërkohë, kryeministrja kroate tha se ka kaluar koha kur Zagrebi merr leje në Beograd se çfarë duhet të bëjë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›