Forca e koalicionit, vijojnë veprimet në Libi

Shefat e koalicionit ushtarak, të përfshirë në konfliktin e Libisë, thanë se lufta në vendin e Afrikës Veriore, "nuk ka përfunduar".
Në deklaratën e lëshuar pas takimit në Katar, ata theksuan "nevojën e vazhdimit të veprimeve të përbashkëta deri në kohën kur populli libian të arrijë qëllimin e tij, me eleminimin e mbetjeve të regjimit të Gaddafit".
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Xhalil, tha se Gadafi, vendndodhja e të cilit mbetet e panjohur, përbën ende rrezik si brenda, ashtu dhe jashtë Libisë.