E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga pret një delegacion të Kongresit Amerikan

Një delegacion i Kongresit Amerikan, i udhëhequr nga Kongresisti David Dreier, po qëndron për një vizitë dy ditore në vendin tonë, me ç ‘rast të martën në orët e pas ditës delegacioni fillimisht është pritur nga presidentja, Atifete Jahjaga, por nuk ka pasur prononcim për media. Sipas burimeve të Kosovapress-it, bëhet e ditur se gjatë takimit presidentja ka njoftuar delegacionin amerikanë lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni i Kongresit Amerikan pritet që ditën e nesërme të zhvillojë takime me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe me anëtarët e Kuvendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›