E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikçi, prioritet i Lazios

Lazio ia ka mësyrë seriozisht futbollistit kosovar Adrian Nikçi. Sipas të përditshmes italiane calciomercato.com, klubi italian mund ta angazhojë mesfushorin pejan me një shumë të arsyeshme prej afro 400 mijë eurosh.

Përpos Biancocelestëve, për 22 vjeçarin e Zurichut interesim kanë shfaqur edhe skuadrat tjera italiane Fiorentina e Genoa.

Përpos Nikçit, Lazio e ka në plan të tentojë edhe për futbollistin tjetër shqiptar Granit Xhaka, i cili po ashtu kërkohet nga Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Hamburg, Milan e Juventus. Drejtori sportiv, Igli Tare po punon që gjatë verës t’i sjellë në kryeqytetin italian talentët shqiptarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›