Ferguson qëndron me këmbët në tokë

Edhe pse Manchester Unitedi u shkëput në 5 pikë ndaj Manchester Cityt, menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ qëndron me këmbë në tokë. Sipas tij, ekipi nga Old Traffordi ka ende punë për ta fituar titullin e kampionit.
“Kanë mbetur edhe shtatë ndeshje. Në eksperiencën time, në këto situata, nuk është me rëndësi se sa pikë është diferenca në këtë moment”, deklaroi trajneri skocez për Sky Sports 1.
– “Ne po brengosemi më shumë për ndeshjen e së dielës kundër QPR-së. Na presin ndeshje të mëdha. Lojtarët janë të përgatitur për sfidat e radhës”, shtoi ai.