Vrasja e Agimit, arrestohet 19-vjeçari

Një mashkull, 19-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i përkatësisë etnike shqiptare, është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, nën dyshimin e bazuar se ishte përfshirë në një rast të vrasjes ndaj shtetasit Agim Gj.(1970) nga fshati Dashinoc, komuna e Deçanit, e ndodhur me datën 17 tetor 2012.
Njësitet përkatëse të hetimeve rajonale pas një pune intensive operativo -hetimore, kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti me urdhër të prokurorit publik është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/