Thaçi, UNMIK-ut: Mos u përziej në veri

UNMIK-u nuk ka të drejt t’i pengoj qytetarët në veri për t’i ndërtuar shtëpitë e tyre. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke reaguar për zhvillimet e fundit në veri.
Thaçi gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës, ka kërkuar nga UNMIK-u që mos të përzihet në këtë çështje.
“UNMIK nuk ka të drejtë të pengojë ndërtimin e shtëpive dhe ndalimin e qytetarëve për kthimin në shtëpitë e tyre vë veri. Kjo është e papranueshme për ne”, ka thënë shefi i qeverisë. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës do ta mbështesë kthimin e qytetarëve dhe ndërtimin e shtëpive.
Ndërkaq, pas mbledhjes se qeverisë, zëvendësi i Thaçit, Hajredin Kuçi ka folur për situatën në veri.
Kuçi ka deklaruar se qeveria është shumë e interesuar për sigurimin e jetës se tyre, por sipas tij, për momentin vetëm qytetarët që kanë lidhje me strukturat paralele e kanë të sigurt qëndrimin në veri./Indeksonline/