Jahjaga priti delegacionin e kongresmenëve amerikanë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të martën, ka pritur në takim një delegacion të kongresmenëve të SHBA: David Dreier, David Price, Jim McDermott, Erik Paulsen dhe Gerry Connolly.
Presidentja Jahjaga ka shprehur falënderimet e saj dhe të popullit të Kosovës për ndihmën që SHBA, administratat e saj, Kongresi dhe populli amerikan i kanë dhënë Kosovës në arritjen e lirisë. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët, të institucioneve e qytetarëve të saj me partnerët ndërkombëtarë.
Ajo tha se SHBA dhe partnerët e saj evropianë kanë dëshmuar përkushtimin ndaj Ballkanit dhe vizionit për Evropën e bashkuar dhe rajonin e Ballkanit të integruar plotësisht.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova katër vjet pas pavarësisë është në proces të konsolidimit të institucioneve shtetërore dhe po punon që të jetë një shtet gjithëpërfshirës ku të gjithë qytetarët e saj gëzojnë të drejta të barabarta. Ajo tha se procesi i pajtimit është proces i gjatë, por Kosova ka arritur që brenda këtyre viteve të integrojë të gjitha komunitetet në jetën institucionale.
Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës, sikurse edhe të gjitha vendet e tjera të rajonit, synon anëtarësimin në BE dhe NATO, që do të ndihmonte në tejkalimin e dallimeve të së kaluarës dhe do të ishte një garantues i paqes e stabilitetit.
Presidentja Jahjaga tha se vazhdimi i pranisë ushtarake dhe diplomatike e civile të SHBA në Kosovë është e një rëndësie të veçantë për stabilitetin dhe përparimin e vendit, të rajonit dhe gjithë Evropës dhe theksoi se prania e vazhdueshme ushtarake amerikane në kampin Bondsteel është garantuese e stabilitetit.
Kongresmenët amerikanë theksuan se vizita e tyre në Republikën e Kosovës zhvillohet me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe të ekspertizës posaçërisht me Kuvendin e Kosovës. Ata thanë se Kosova është një vend që ka kaluar një histori të rëndë, por ka treguar sukses në gjithë këto vite të fundit.
Kongresmenët amerikanë theksuan se Kosova është një partner i rëndësishëm për Kongresin dhe ofrimi i përvojës së tyre për ligjvënësit e Kosovës është i dobishëm.
Kongresmenët amerikanë u interesuan për zhvillimet në Republikën e Kosovës si dhe për përfaqësimin dhe integrimin e komuniteteve në institucionet e vendit.
(ar.si/BalkanWeb)