SHBA, 10 milionë dollarë për kapjen e ideatorit të sulmeve në Bombay
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për një shtetas pakistanez të akuzuar si organizator i sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Bombay në Indi.
Faqja elektronike e Departamentit të Shtetit “Rewards for Justice” “Shpërblim për Drejtësi” e njoftoi shumën që ofrohet për iformata që çojnë në kapjen dhe gjykimin e Hafiz Mohamad Said.
Said është një ndër themeluesit e grupit ekstremist pakistanez Lashkar-e-Taiba, i cili dyshohet për organizimin e një numër sulmesh terroriste në Indi.
Sulmi terrorist i nëntorit 2008 ndaj qendrës financiare të Indisë la të vrarë 166 vetë, përfshirë edhe gjashtë amerikanë.
Autoritetet pakistaneze e mbajtën të dyshuarin Said për 6 muaj nën arrest shtëpie, pas sulmeve në Bombay. Ai u lirua pa u ngritur akt-padia. Gjykata e Lartë e Pakistanit tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta arrestuar.
Tani autoritetet amerikane mendojnw se shpwrblimi prej 10 milionw dollarwsh do tw ndihmojw nw kapjen e terroristit tw njohur prej shwrbimeve amerikane si organizator i shpwrthimeve nw Bombay.
(ar.si/BalkanWeb)