Thaçi: Propozimi i Bild, i papranueshëm
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, e ka quajtur ide të tejkaluar dhe të papranueshme, propozimin e ri të ministrit të Jashtëm suedez Carl Bildt, në lidhje me dy tryeza bisedimesh për veriun e Kosovës.
Kosova ka dialoguar me komunitetin ndërkombëtar tre vite në Vjenë për statusin politik.
Pavarësia e Kosovës është shpallur në koordinim të ngushtë me BE-në dhe SHBA-në. Tani Kosova është konsoliduar dhe po forcohet si shtet, tha më tej ai.
Shefi i diplomacisë suedeze ka propozuar që veriu i Kosovës të diskutohet në dy tryeza politike.
E para është tavolina e dialogut me ndërmjetësim të Robert Cooper në Bruksel dhe tjetra është tavolina e dialogut të strukturuar të BE-së me Kosovën.