E Diel, 1 Nëntor 2026

Kume Mungon vullneti politik per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor

Kristaq Kume ekspert në fushën e së drejtës dhe ish-kreu i KQZ-së i ftuar në studion e ABC News nga gazetarja Sonila Meço ka argumentuar nevojën për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Kume deklaroi se prej kohësh ka munguar vullneti politik ka munguar për të realizuar reformën zgjedhore. Duke iu referuar standardeve që duhen plotësuar në zhvillimin e zgjedhjeve, Kume tha se

të gjithë të mësohemi me standardet e BE dhe plotësimin e tyre, pasi sipas tij plotësimi i tyre sjell edhe cilësinë e zgjedhjeve.
“Nuk duhet të pyesim më nëse shoqëria shqiptare është e aftë të bëjë zgjedhje të lira dhe ndershme, por duhet të pyesim a ka kapacitete shoqëria për të arritur këto standarde që kërkohen”, tha Kume.

Duke ju referuar zgjedhjeve të fundit të 8 Majit, Kume tha se procesi zgjedhor ditën e zgjedhjeve ishte një tregues i pjekurisë. Por procesi i dytë që është numërimi është një pjesë dhe do të jetë e debatueshme dhe se proceset e stërzgjatura duhet të zgjidhen një herë e mirë.
Ndaj sipas tij për ti dhënë zgjidhje këtyre problemeve që dolën gjatë këtij procesi zgjedhor është e nevojshme bashkëpunimi mes palëve politike për të bërë reformë zgjedhore.

Ai përmendi edhe atë që ka deklaruar Tomas Kantrimen, që teknikisht zgjedhjet e 8 Majit ishin më të mira se ato të 2009, por politikisht jo dhe sipas tij Kumes palët në Shqipëri kanë vullnet të munguar për të bërë reformë zgjedhore.
Kume tha se ndërkombëtarët kanë vënë re mungesë vullneti politik për këtë çështje.

Nëse do të bëhen ndryshime sipas Kumes, ato duhet të jenë produkt i mazhorancës, opozitës dhe të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj reforme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›