Basha ne zyren e Bashkise javen e ardhshme
Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, zoti Lulzim Basha, pritët të hyjë në zyrën e kryebashkiakut gjatë fundjavës së ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dorëzuar pranë sekretariatit të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që vërtetojnë ndarjen e mandateve sipas koalicioneve dhe partive në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 8 majit.
Pjesë e dokumentacionit përkatës ka qenë edhe vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor, ku janë ndarë mandatet për Këshillin Bashkiak. Në këto kushte, mbledhja e parë e Këshillit të ri Bashkiak, të zhvillohet gjatë të shtunës së ardhshme. Gjatë kësaj mbledhjeje, pritet të kryhen procedurat e sanksionuara në ligj për betimin e kryebashkiakut të ri, Lulzim Basha.
Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike pranë KQZ-së, Njazi Kosovrasti. Sipas tij, ditën e enjte ose të premte, Basha do të marrë zyrtarisht drejtimin e Bashkisë Tiranë.
Gjatë këtyre ditëve do të verifikohen të gjitha dokumentet, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar sekretariatit të Këshillit Bashkiak. Më pas, do të bëhet lajmërimi i të gjithë anëtarëve të rinj të Këshillit.
Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, saktëson se mbledhja e parë e Këshillit të ri Bashkiak mund të zhvillohet 5 ditë nga momenti i lajmërimit të këshilltarëve. Gjatë kësaj mbledhjeje, pritet të ngrihet Komisioni i mandateve, të zgjidhet kryetari dhe zëvendëskryetari i Këshillit, si dhe zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin komunal ose Bashkiak në këshillin e qarkut.