Jahjagës ia shkruajnë fundit
Ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri nuk e kanë paraparë shkarkimin e as dorëheqjen e Atifete Jahjagës nga posti i Shefes së Shtetit.
Pika dhjetë e ndryshimeve ka paraparë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale gjashtë muaj pas votimit të amendamenteve në Kuvend, duke precizuar se Presidentja aktuale mund të qëndrojë në zyrë vetëm deri kur të zgjidhet dhe të betohet kreu i ri i shtetit.
“Zgjedhjet për Presidentin e Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 86 të Kushtetutës, mbahen brenda 6 (gjashtë) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe ligjeve relevante”, thuhet në pikën 1 të amendamentit 10 të propozimeve të Komsionit Kushtetues.
“Mandati i Presidentit të Republikës së Kosovës, i zgjedhur nga Kuvendi sipas dispozitave të mëhershme të Kushtetutës, vazhdon derisa Presidenti i ri të zgjidhet dhe të bëjë betimin”, thuhet në amendamentin 10 të propozimeve.
Megjithëkëtë, Këshilltari “pro bono” i Presidentes Jahjaga, Dastid Pallaska ka paralajmëruar se marrja e mandatit të Shefes të Shtetit në këtë mënyrë mund të shpallet antikushtetues nga gjykata.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...