“Çmendet” merkato, asnjë federim zyrtar

Nga AGRON KAJA
"Nuk ka asnjë federim zyrtar prej skuadrave, kryesisht ato të Kategorisë Superiore, për emrat që ata kanë deklaruar në media e në shtypin sportiv", - ky është sinjali "SOS" që del nga zyrat e FSHF-së, sinjal i cili më shumë hedh dyshimin për seriozitetin e kësaj merkatoje nga të gjitha skuadrat. "Vetëm Apolonia për katër futbollistë maqedonas dhe Dinamo për dy futbollistë, kanë bërë kërkesë për kartonat e këtyre tyre, ndërsa asnjë skuadër tjetër nuk ka kontaktuar me FSHF-në, qoftë edhe me gojë, për lëvizjet që ato kanë bërë", - vazhdon burimi i FSHF-së. Tashmë është bërë traditë që për futbollin shqiptar muaji janar të quhet ndryshe edhe "Muaji i merkatos". Sepse për kushtet kalendarike që luhet futbolli ynë, ky muaj bart në vetvete atë periudhë nga e cila refleksionet e skuadrave e detyrojnë një trazim të "zareve" (lojtar-trajner), për të sjellë më të mirën në skuadrat, aktive në këtë merkato. Por, kur i referohesh deklarimeve zyrtare të skuadrave që kanë larguar 47 futbollistë e 2 trajnerë dhe kanë afruar 53 futbollistë e 2 trajnerë, habia e mosfederimit të tyre përkthehet edhe si një indiferentizëm, fantazi apo edhe si një papjekuri profesionale. Ndoshta ka edhe një shkak tjetër, nga më kryesorit, pasi të ashtuquajtur menaxherë sjellin në skuadra futbollistë për "bukën e gojës" dhe jo futbollistë cilësorë, gjë e cila sjell vonesën në testime, e njëkohësisht edhe vonesën në federimin e tyre, duke na dhënë kështu hapur paaftësinë e klubeve për ta administruar në kohë dhe me cilësi këtë tregues. Kjo duket shumë më e qartë edhe pas ndërhyrjes që FSHF-ja në datën 10 janar 2007 ka dashur të bëjë në disa drejtime të punës së klubeve, ku edhe merkatoja ishte në qëndër të udhëzimeve e detyrimeve të tyre. Për FSHF-në deri tani klubet po tregohen indiferentë me rregullat e merkatos, duke e patur atë vetëm në mendjet e tyre dhe duke mos menduar se gjithcka që investojnë duhet doemos të legalizohet. Ndërsa trajnerët duket sikur janë "peng" i veprimeve "burokratike", por do të jenë ata që do ta vuajnë këtë vonesë, ndonjëri ndoshta edhe me largim nga pasojat e këtij fenomeni.