Memelli, arrin ftesa për anti-Maqedoninë

Albania-sport - Migen Memelli ka arritur të bindë për vlefshmërinë e tij trajnerin e Kombëtares, Otto Baric. Kroati ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e sulmuesit të Bran Bergen (Norvegji), dhe nga burime shumë të sigurta të Albania-sport, tashmë ka shkuar edhe ftesa për miqësoren e Maqedonisë. Burimi pohoi se ka shumë gjasa qe sulmuesi Memelli te jetë edhe në ndeshjen zyrtare kundër Sllovenisë, duke shtuar se dhe dy talentet e rinj, Jahmir Hyka (Olimpiakos) dhe Xhevair Sukaj (Vllaznia) janë në listën e kroatit. Përgatitja e Memellit dhe gjendja e tij e mirë fizike, dhe sidomos përshtypja që ruan ende Kovacic për sulmuesin korcar, si dhe konstatimi në aksion i Baric ndikuan në ftesën e Memellit.