E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nini, gol dhe rekord historik në Greqi

Albania-sport - Sotir Nini po shkruan historinë me Panathinaikos. Shqiptari 16-vjecar pas paraqitjeve të shkëlqyera, sot arriti të shënojë edhe gol në fitoren 2-0 të Panathinaikos kundër Panionos. Sitet greke e vlerësojnë me nota maksimale imazhin e ri të "jeshilëve", Nini shënoi në të 47' një gol shumë të bukur duke e shndërruar kështu në lojtarin më të ri në moshë që shënon një gol në kampionatin profesionist grek. Nini kaloi dy mbrojtës kundërshtarë duke shënuar një gol të rrallë. Shqiptari i ri i "tërfilave" është në krye të listës së golashënuesve në moshën më të re duke kaluar Thoma Mavron, që shënoi në moshën 16-vjec dhe dhjetë muaj. Nini u ndëshkua dhe me një karton të verdhë. Nini luajti deri në minutën e 68 kur ia la vendin Ivansic.
Nini po shndërrohet kështu në shpresën e madhe të futbollit shqiptar, por instancat e FSHF duhet të bëjnë një punë të madhe për ta fituar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›