E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahmir Hyka, gol ne Kupen e Zvicres

/* */

Mesfushori i Kombëtares, Jahmir Hyka, vazhdon të magjepsë drejtuesit e skuadrës së tij zvicerane, Lucern, me shqiptari që shënoi golin e parë në fitoren 3-1 kundër Grand Lacy, në takimin e vlefshëm për Kupën e Zvicrës.

Fantazisti Hyka relizoi në mintuën e 3-të golin e parë të ndeshjes, duke i hapur rrugën kështu skuadrës së tij për një fitore të qetë ndaj rivalëve nga Liga e Parë zvicerane (kategoria e dytë).

Hakan Jakin shënoi dyfishoi shifrat në minutën e 21-të, ndërkohë që Nelson Ferriera (83’) realizoi golin e tretë për kryesuesit e Superligës, me vendasit që shënuan golin e nderit me anë të Linares në minutën e 48-të.

 Po për Kupën e Zvicrës, Lokarno e tre shqiptarëve, Armando Sadiku, Klodian Semina dhe Enco Malindi u eliminua nga Vil pas serisë së gjuatjeve të penalltive (4-5), kur të dyja ndeshjet kishin përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›