Barcelona duhet të përmirësohet

Skuadra nga Nou Campi është kampione në fuqi e Spanjës dhe Ligës së Kampionëve dhe konsiderohet si njëri prej ekipeve më të mira në qarkullim. Por, Iniesta ka insistuar se ata nuk guxojnë të vetëkënaqen me arritjet e deritashme.
“Çdo vit bëhet më vështirë të jemi më të mirë se të tjerët. Është me rëndësi për ekipin ta marrë këtë si sfidë, që gjithmonë të vazhdojmë të përmirësohemi”, tha Iniesta për Barca TV.
“Nuk është e thënë se sërish mund të arrijmë atë që bëmë sezonin e kaluar. Ekipi kurrë nuk duhet të ndalet së mësuari dhe përmirësuari. Skuadrat e tjera i bëjnë gjërat më ndryshe kur përballen me ne. Andaj, sfida e dytë është të kërkojmë mënyra të tjera të lojës për të kundërshtuar atë që bëjnë ata”, përfundoi ai.
Barcelona aktualisht kryeson në La Liga me 17 pikë nga shtatë ndeshje.