Dalglish: Barazimi tregon se ku jemi

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka deklaruar pas derbit ndaj Manchester United se vet zhgënjimi nga barazimi në Anfield flet më shumë se ku kanë arritur The Reds.
“Ne kemi mundur t`i marrim të tre pikët, pas një fillimi steril të takimit. Mendoj se është vërtet një zhgënjim se ku kemi arritur vërtet, kemi harruar se kemi barazuar me kampionin e Anglisë. Kjo tregon se sa larg kemi arritur”.
“Unë kam parë në media se si De Gea kishte probleme, por sot kjo nuk ndodhi, ai ndali gola të sigurt”, ka thënë Dalglish.