Goditje horror, Samir Ujkani thyen kater dhembe

/* */
Një fytyrë e larë në gjak dhe katër dhëmbë të thyer. Ky është portreti i portierit shqiptar të Novarës, Samir Ujkani, në minutën e 39-të ndeshjes kundër Fiorentinës.
Gardiani i Kombëtares sonë u detyrua të lërë lojën, pas goditjes së tmerrshme në hundë dhe mollëzë, për t’u zëvendësuar nga Alberto Fontana, pikërisht kur loja ishte 0-0.
Gjithçka ndodhi pas një krosimi nga e djathta dhe një daljeje të portierit tonë, i cili u përplas ashpër me shokun e tij të skuadrës, Morganela.
Ujkani doli me barrelë nga fusha, nën duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në “Silvio Piola”, ndërkohë që portieri shqiptari mbante duart në fytyrë.
Samiri u përcoll menjëherë me autoambulancë për të kryer një operacion urgjent në spitalin e qytetit të Novarës.
Ende nuk dihet sesa do të qëndrojë jashtë fushave portieri shqiptar, të cilit ndoshta do t’i duhet të mbajë një maskë ashtu siç ndodhi edhe me Erjon Bogdanin disa vite më parë.
Edhe pse bëri lojën dhe pati disa raste, Novara humbi 2-0 me Bolonjën, që shënoi me Ramirezin dhe Akuafreskën.
Çezena e Bogdanit (i dëmtuar) barazoi 0-0 me Fiorentinën, me rumunin Adrian Mutu të ndëshkuar me karton të kuq.