E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahmir Hyka: “Ëndrra vazhdon”

Jahmir Hyka ishte ndër lojtarët më të spikatur të Shqipërisë në dy ballafaqimet e para të saj me Suedinë e Maltën, që me rezultatet e tyre pozitive “prodhuan” edhe vendin e parë në renditje. “Është një ëndërr, që duhet të vazhdojë”, - tha anësori i Mainc 05 në Bundesligën 2 gjermane. Përballë kuqezinjve në harkun e katër ditëve do të jenë Hungaria (11 tetor) e Portugalia (15 tetor), dy transferua që do të vlerësojnë edhe kapacitetin e Shqipërisë në eliminatoret e një Botërori, që duket se e ndjejmë brenda dëshirën sonë së çmendur për të qenë në finalet e një kompeticioni të madh ndërkombëtar. Në takimin kundër Suedisë, gjiganti Ibra e shpërfilli “xhuxhin” shqiptar, kur lojtarët e dy skuadrave kryen ritualin e shtrëngimit të duarve para fillimit të ndehjes, por “Maradona e Ballkanit” e bëri të “nxjerrë zorit e barkut” mbrojtësin e Juventusit, Mellberg. Ndoshta këtë radhë mund ta ketë Pepe i Realit të Madridit apo Paulo Ferreira të Çelsit. “Këto duele nuk vlejnë shumë, nëse rezultati do të jetë negativ”, -thotë Jahmiri, i vlerësuar nga mediat ndërkombëtare si një nga njëzet 20-vjeçarët më të talentuar në Europë.

Hyka, vetëm një javë nga ndan nga ndeshja me Hungarinë. Testi i parë jashtë shtëpisë, para asaj me Portugalinë katër ditë më pas. Si i vlerëson ato?

Pa dyshim që janë takime të rëndësishme, pasi nga ne pritet që të vetëm të mbajmë ritmin e dy ndeshjeve të para.

Shqipëria e parë me katër pikë, Hungaria e pesta me vetëm një pikë në dy ndeshje. Sa ndikon kjo statistikë?

Është normale që kjo është një shtysë për ne. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë faktin, që Hungaria ka pasur 2 ndeshje të vështira kështu qe s’duhet të ketë nënvlerësim, pasi besoj se ato do të luajnë shumë të angazhuar me ne.

Sipas jush, kush është rezultati më i mundshëm: fitorja apo barazimi?

Ne do të luftojmë për të dyja, por e rëndësishme është të mos dalim pa pikë.

Në dy ndeshjet zyrtare kë luajtur minuta të plota, madje je vlerësuar si ndër më të mirët kundër Suedisë e Maltës. A do të shohim këtë Hykë edhe në takimet e radhës?

Besoj se kemi luajtur të gjithë mirë dhe nuk duhet të flasim për individë të veçantë. E gjithë skuadra ka dhënë gjithçka, çka solli dhe rezultatet pozitive. Shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe t’u dhurojmë tifozëve shqiptarë sa më shumë kënaqësi. Shpresojmë që ëndrra për të qenë në Botëror të vazhdojë.

Ke shënuar golin më të shpejtë ndërkombëtar në historinë e Shqipërisë, por në një miqësore (në sekondën e 46-të kundër Lihtenshtejnit), a mendon Hyka të shpejtë edhe golin e parë në një ndeshje zyrtare?

Të them të drejtën kisha kohë që shpresoja të shënoja me Kombëtaren dhe tani që realizova golin e parë, shpresoj që të vazhdoj të shëenoi më shumë, pse jo dhe në një nga ndeshjet zyrtare të radhës.

Portugalia shpalli listën e lojtarëve. Kristiano Ronaldo e Rikardo Kuarezma janë thirrur nga trajneri Kieroz...

Nuk mund të komentosh shumë për Ronaldon, pai dihet kush është dhe çfarë përfaqëson ai. Megjithatë, Portugalia përpara se të ndeshet me ne do të luajë kundër Suedisë. Ndaj Ibrës e morrëm barazimin, kështu që nuk ka pse të kemi të shtojmë dozat e frikës ndaj Portugalisë. Ne do të luftojmë deri në fund për rezultat kundër saj.

Portugalia ka në përbërje të saj lojtarë që luajnë në Angli, Itali, Spanjë, Gjermani me ekipet më të mëdha të Europës: Mançester, Inter, Real, Çelsi. Kë pëlqen nga lojtarët?

Aty janë të gjithë lojtarë të mirë, por si të gjithë edhe un do të veçoja Kristiano Ronaldon.

A jeni kontaktuar nga trajneri Han?

Drejtpërdrejt jo, por nga federata më kanë konfirmuar se ai është interesuar për mua. Kjo më motivon më shumë.

Ende me minuta të pakta te ekipi tënd Mainc 05. Si e pritën ftesën për në Kombëtare te klubi gjerman?

Natyrisht, që përgëzimi nuk mungoi. Kjo më motivon edhe mua, por jam duke parë një kujdes të trajnerit ndaj meje. Shpresoj se tani do të kem edhe unë minuta më shumë, pasi stafi teknik beson se jam përshtatur si me lojën e Maincit e gëzoj një gjendje të mirë fizike.

E Premte, 03 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›