Jaho dhe Pirgu sukses nga Londra në Los Anxhelos
Tenori Saimir Pirgu ka marrë vlerësimin e kritikës me interpretimin e tij në operan “Cosi fan Tutto” në Los Anxhelos, ndërsa sopranoja Ermonela Jaho ka magjepsur sërish spektatorin e Operas Mbretërore në Londër
Jaho dhe Pirgu sukses nga Londra në Los Anxhelos
Opera Los Anxhelos çeli sezonin e 26-të të shtunën që kaloi me një produksion të ri të Çajkovskit nga “Eugen Onegin”, një produksion që e përditshmja ‘Los Angeles Time’ e cilëson si anemik krahasuar me produksionin e së dielës, operan e Mozartit “Cosi fan Tutto”. “Diferenca mes të dyjave ishte si nata me ditën”, shkruan e përditshmja amerikane. “Cosi fan Tutto” nis me dy të rinj që duket se kanë shumë vetëbesim dhe rreth martesës së dy motrave dhe rrugës së tyre për të testuar dhe kuptuar femrat. Tenori shqiptar Saimir Pirgu ishte vetëm 22-vjeçar kur këndoi për herë të parë në operan “Così fan tutte” dhe në Operan e Los Anxhelos-it ai mahniti publikun sërish. Me regji të Nikola Hytner, opera ishte e mbushur me nuanca dramatike, me momente të buta, por dhe disa momente agresioni seksual paska të diskutueshme. “Në fund të fundit nën interpretimin e tenorit shqiptar Saimir Pirgu në rolin e Ferrnandos, italianit Ildebrando d'Arcangelo në rolin e Gugliemlo-s dhe dy sopranove Ruxandra Donose dhe Aleksandra Kurzak ishte në fund të fundit në opera dhe teatër i fuqishëm për spektatorin” – shkruan ‘Los Angeles Time’. Katërshja e këngëtarëve lirikë u mirëprit nga publiku, i cili në fund doli me përshtypjen se vërtet burrat vijnë nga Marsi dhe femrat nga Venusi. Performanca ishte e pabesushme edhe pse opera nën regjinë e Hytnerpit herë pas herë dukej absurde. “Tenori italian Ildebrando d'Arcangelo është disi më i njohur në skenat operistike. Së fundmi ai po përgatit të nxjerrë një CD të re me ariet e Moxartit. Nga ana tjetër tenori shqiptar Saimir Pirgu, i cili për publikun amerikan u bë i njohur me pjesëmarrjen në prodhimin e Woody Allen, në filmin “Xhoni spica”, por në rolin e Ferrnandos tenori shqiptar ishte impresionues, po, po, pikërisht një shqiptar…”- shkruan e përditshmja amerikanë. Ndërsa gratë “e ndezura” ishin Aleksandra Kurzal, një soprano polake, e cila dhe ajo sapo ka nxjerrë një CD me arie nga kompozitorë të ndryshëm; dhe Ruxandra Donosë, një soprano rumune, që në operan Los Anxhelo ka debutuar tre vjet më parë. Një zbulim tjetër në këtë produksion operistik ishte dhe mezosopranoja Roxana Konstantinesku, që më thellësinë e zërit dhe shkëlqimin e syve bëri për vete publikun.
Armonela Jaho magjeps Londrës
“Jam e lumtur të jem Motër Angelica, një nga rolet e mia të ëndërruara dhe të përshtatura për skenë nga një prej më të mirëve në botë, Antonio Pappano, dhe regjisori i skenës, Richard Jones, një staf i mrekullueshëm. Ky është roli i shpirtit tim”. Kështu shprehet sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila vetëm dy ditë më parë çeli sezonin e ri artistik të “Royal Opera”. Interpretimi i saj nuk kaloi pa u vënë re dhe është përcjellë me nota pozitive nga shtypi dhe nga kritika. Duke folur për shfaqjen e re që çeli sezonin e vjeshtës në “Royal Opera”, gazeta “Express.co.uk” i kushton një faqe të saj interpretimit më të fundit të Jahos. Roli kryesor interpretohet nga sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho, që ka bërë debutimin e saj në Covent Garden tre vjet më parë, kur mori përsipër interpretimin e Violetës në “La Traviata”, nga roli që më parë i ishte besuar divas Anna Netrebko. “Ndonjëherë unë qaj gjatë provave kur këndoj ‘Sensa mamma’ ’’, citohet artistja Jaho, e pyetur për gazetën. “Muzika është gjuha e zemrës dhe zëri është si një urë për të arritur në publik”, vëren Jaho. Ndërkohë, Ermonela Jaho ka një tjetër Violeta që e pret dhe që duhet të interpretohet në “Royal Opera” në janarin e ardhshëm.