E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin në Shqipëri telefoni i parë në botë me Facebook

Telefoni Vodafone 555 Blue tashmë në dyqanet Vodafone vetëm për 9 000 Lekë (me TVSH). Vodafone Albania sjell ekskluzivisht për tregun shqiptar telefonin inteligjent Vodafone 555 Blue. Vodafone 555 Blue është i pari telefon në botë që është dizenjuar për të patur në qendër të funksioneve të veta komunikimin përmes Facebook, në mënyrë që njerëzit të munden të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me miqtë e tyre kudo që ata të gjenden. Dizenjo e Vodafone 555 Blue reflekton në çdo aspekt dëshirën e njerëzve për të qenë të informuar për të rejat më të fundit dhe për të komunikuar me miqtë e tyre kudo dhe në çdo kohë. Drejt e te Facebook, sapo e nxjerr nga kutia: Facebook është aktiv sapo telefoni ndizet. Sistem plotësisht i integruar i postës: Mesazhet e Facebook shfaqen te lista e postës së telefonit së bashku me mesazhet e shkurtra dhe e-mailet. Realizim dhe dërgim i shpejtë i fotove: fotot e bëra përmes kamerës prej 2 Megapiksel të Vodafone 555 Blue mund të ndahen me miqtë vetëm përmes një klikimi. E lehtë për të qëndruar në kontakt me miqtë: profilet që miqtë tuaj kanë në Facebook sinkronizohen automatikisht në listën e kontakteve të telefonit. Gjithmonë i informuar: Vodafone 555 Blue rifreskon të dhënat në kohë reale dhe shfaq në ekran të rejat më të fundit. Kontroll me një klikim: butoni “F” për Facebook mund të caktohet për të kryer një numër “detyrash”, përfshi postimin e menjëhershën të rifreskimit të statusit tuaj në Facebook.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›