E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shprese shpreses

Xhepi i mbushur me gure
Sakatimi i kopshtit botanik amnistia ndaj biznesit falja demagogjike e faturave elektrike akuzat ndaj bashkise se Tiranes apo lancimi ne butafori i maketeve te parlamentit te ri jane disa nder guretqe mazhoranca me xhepin plot po hedh si shashka elektorale per konsum publik e qorrollepsje te axhendes politike ne kontekstin e ndezuar te post-21 janarit pervjetorit te Gerdecit apo pragzgjedhjet lokale.


Permes taktikes te shfokusimit te vemendjes opozitare e pritshmerise publike ndaj ceshtjeve mediatike e legale si a Gerdeci b financimi i rruges se Kombit c koncesionet jo transparante e klientelizmi d cenimi i interesave kombetare - marreveshja e ujerave shkollat varrezat e ushtareve regjistrimi etnik e 21 janari f pauza e integrimit europian e mohimi i transparences se votes etj mazhoranca po arrin ende ti mbijetoje formalisht lakut politik duke zgjatur per inerci agonine e tranzicionit qe duam te leme pas sa me pare.


Surpriza e iniciatives


Mazhoranca ka perdorur rendom surprizen e lancimit te axhendave me qellim imponimin e nje strategjie ndjekese nga ana e opozites sikurse eshte perpjekur te ckodoje apriori aksionin opozitar dhe surprizen qe ai mund te barte rasti protestes se FRESSH perpara Ministrise se Brendshme duke deshmuar indirekt se ajo ka inteligjence te caktuar rreth veprimit opozitar.


Per inerci e simetri edhe opozita krahas gazetarise investigative duhet te perfeksionoje me tej rrjetin e komunikimit per te qemtuar me ne detaje e ne kohe veprimtarine politike e qeverisese te mazhorances e ekspozuar perpara ligjit e opinionit bemat abuziviste e jo demokratike.


Kupa qe nuk derdhet kurre


Opozita synon te perktheje fitoren e pritshme elektorale ne nje referendum per fatin e metejshem politik te mazhorances hipoteze kjo me nje variabel te pakontrollueshem reagimi i vete mazhorances pragu i ndijimit e reagimit demokratik i se ciles eshte komprometuar pas Gerdecit 21 janarit refuzimit te transparences zgjedhore permbyjtjes se Shkodres etj duke e bere doreheqjen nje pritshmeri te pamundur.


Me nje CV te pasur me precedente jo te pritshme per nje vend demokratik mazhoranca apriori nenkupton se dhe nje humbje ne zgjedhjet lokale ka pak gjasa te kete ndonje domethenie te posacme e prekje ne seder per te pranuar tezen e zgjedhjeve te parakohshme.


Interferenca legale me voten


Zgjedhjet e majit nuk kane gjasa te jene normale ne kontekstin qe po i paraprin. Abuzimet legale si veprimet e KQZ falja e faturave elektrike amnistia fiskale intimidimi i pritshem i administrates shiritat elektorale etj nuk premtojne fairplay per me teper kur steka demokratike e nderkombetareve po shenon rekorde te ulta historike duke kontribuar ne konfuzionin shpresen e pritshmerine per progres normal demokratik.


Falja e faturave elektrike pertej sensibilitetit njerezor ndaj te pamundurve nuk garanton transparence barazi perpara ligjit dhe formule per zgjidhjen e problemit por komplikon me tej ate permes diskriminimit pozitiv e precedentit per te ardhmen me riciklimin e rradhes.


E motivuar qartazi per fushate elektorale thaset e jashteligjshem te miellit po zevendesohen me thase elektrike legale nderkohe qe zgjidhja eshte vemendja konstante ndaj shtresave ne nevoje permes asistences me dinjitoze sociale dhe jo sponzorizime elektorale qe rendojne buxhetin e te gjitheve me pas.


Pavaresisht abuzimit paraelektoral me zgjedhjet e majit opozita ka shansin a ta perfshije fitoren eventuale si prove solide te mocionit te mosbesimit popullor ne mbeshtetje te ndryshimit te kerkuar b te demaskoje nese ndodh abuzimi me to si proven solide te legjitimitetit te kauzes se saj per transparencen e 2009 duke perforcuar serish tezen e zgjedhjeve te parakohshme me perendimin te vene per se dyti perballe faktit te kryer.


Shprese shpreses


Nese opozita gjykon se kjo qeveri duhet te largohet arsyet dalin e teprojne pertej fatit te zgjedhjeve te majit Gerdeci 21 janari interesat kombetare shperfillja e votes apo abuzimi me pushtetin. Ne respekt te precedentit demokratik sfida e opozites mbetet a bashkimi b gershetimi i protestes perpetum paqesore me c denoncimi ligjor i praktikes abuzive qeverisese dhe d lobimi konstant dhe efikas i partnereve se pari anglo-sakson.


Me moton Jo rrenimit e Po shpreses protesta opozitare paqesore pertej formatit mbreselenes te sfilates duhet te jete perpetum e konsistente ne hapesire e ne kohe per te ndikuar jo thjesht korracen e ndjeshmerise qeverisese por dhe perceptimin e duhur te opinionit publik e perendimor gershetuar kjo me axhenda surprize e marrjen e inisiatives ne shahun politik sikurse ishte lancimi i greves se urise.


Me sfiden ndaj elektoratit Fati ne doren tuaj synimi i fushates opozitare duhet te jete ndalja e rrenimit politik kombetar ekonomik social-psikologjik ambjentalist dhe rilindja e shpreses zvenitja e zhberja e se ciles perben krye-mekatin e mazhorances. Pertej kompleksit te numrit te pjesemarresve ne protesta rendesi ka a formatimi i tyre b shmangja e periodicitetit qe ne vetvete rrit imunitetin shperfilles te mazhorances dhe c inspirimi personal prej liderve te opozites per te tokur duart e komunikuar gjeresisht me pjesemarresit ne to.


Mirebesimi ndaj shtetit ligjor dhe perendimit
Ne respekt te shtetit ligjor perballe sfides per te afirmuar vetveten si dhe pritshmerise perendimore denoncimet e akteve abuzuese eventuale te mazhorances ne prokurori e massmedia - neperkembja e procesit zgjedhor shperdorimi buxhetit firmosja e marreveshjeje jotransparente ndaj interesave kombetare etj duhet paralelisht te raportohen me aktivisht ne filtrat e duhur perendimore per nje perceptim sa me realist sfumim te lobimit jo etik dhe cdo alibie e kozmetike demokratike te mazhorances duke shmangur sindromen e shoh-nuk e them te mbretit lakuriq te Andersenit.


Perceptimi perendimor pavaresisht zigzageve ne finale nuk mund te rezultoje vecse objektiv e ne mbeshtetje te kauzes parimore te opozites.


Sfida e opozites eshte pershpejtimi i ketij procesi permes realizmit e kembenguljes ne percjelljen e qasjes opozitare permes titullareve me te larte te saj ne kuader te opozites se bashkuar ne emer te parimeve tabu konverguese demokratike te vote se lire dhe pergjegjshmerise ne qeverisje qe eshte muzike per veshet e Perendimit.
Argumenti kuq e zi


Krahas kauzes se progresit demokratik opozita e bashkuar ne respekt te interesit kombetar dhe ndjeshmerise se publikut duhet te ekspozoje sikurse me marreveshjen e ujerave cdo marreveshje iniciative apo mosreagim te mazhorances qe bie ndesh me interesat dhe perspektiven kombetare.


Pritshmeria e opinionit dhe elektoratit eshte zedhenia institucionale dhe politike e perpjekjeve te intelektualeve e emrave te shquar te rilindjes se re kombetare. Perballe nje mazhorance jo transparente eshte detyrim kombetar i opozites per me teper ne prag te 100 vjetorit te pavaresise ku sfida mbetet clirimi i kesaj feste nga cdo pengmarrje e vjeteruar nacionaliste qe te mbeshtese kete aksion dhe tu dale ne krah iluministeve modern shqiptar duke pasuruar tashme listen e arsyejeve per domosdoshmerine e zgjedhjeve te parakohshme me argumentin sublim kuq e zi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›