E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaraket-Imamit Po na zvarrisni pensionet

TIRAN- Udhezimi i fundit i Ministrise se Mbrojtjes ku percaktohen procedurat e reja per plotesimin e dosjes per perfitimin e pensioneve suplementare te ushtarakeve nuk eshte pritur mire nga keta te fundit. Shtimi i numrit te dokumenteve per te aplikuar duke futur edhe repartet ushtarake ku kane ushtruar detyren cilesohen bllokuese nga ana e ushtarakeve te cilet ne lidhje me kete i jane drejtuar me nje leter edhe Ministrit te Mbrojtjes Arben Imami.


Shoqata e Ushtarakeve ne Rezerve i kerkon Ministrit te Mbrojtjes lehtesimin e procedurave per plotesimin e dokumentacionit te nevojshem duke shmangur keshtu sorollatjet dhe zgjatjen ne kohe te aplikimit. Kjo kerkese vjen ne nje kohe kur sipas ushtarakeve nje pjese e reparteve ku ata kane ushtruar detyren nuk funksionojne madje nje pjese e dokumenteve jane zhdukur me daljen e tyre jashte sherbimit.


Udhezimi i muajit shkurt 2011 jo vetem nuk ka pershpejtuar zbatimin e ligjit sic pretendohet ne te po ka shtuar sorollatjet e ushtarakeve per te gjetur dokumente te tjera vec atyre qe percakton udhezimi i Sigurimeve Shoqerore. Keto dokumente nga praktika e deritanishme nuk kane per tu gjetur kurre sepse repartet dhe njesite perkatese nuk ekzistojne me si dhe arkivat dhe komandat ekzistuese nuk i disponojne ato te plota - citon Shoqata e Ushtarakeve.

Nderkaq ne leter ushtaraket pretendojne se ne Ministrine e Mbrojtjes eshte duke u punuar shume ngadale per plotesimin e dokumentacionit nderkohe qe institucionet e tjera te cilat gjithashtu jane pergjegjese per plotesimin e dokumentacionit te punonjesve te tyre thuajse e kane perfunduar punen. Nga takimet qe kemi mare me personat pergjegjes te Drejtorise e Perkujdesjes ne Ministrine e Mbrojtjes rezulton se edhe me dosjet qe nuk kerkohen dokumente shtese po punohet fare ngadale per te mos thene aspak. Sipas kesaj ecurie do te nevojiten mbi njezet vjet per zbatimin praktik te ketij ligji.

Nderkaq sic jemi informuar nga Drejtoria e Suplementit ne ISSH institucionet e tjera si ne Ministrine e Brendshme SHIK etj. ecuria ne zbatimin e ketij ligji eshte ne perfundim -vijojne ushtaraket. Nisur nga situata e pershkruar ushtaraket i kane kerkuar ministrit te Mbrojtjes qe dokumentet shtese qe kerkohen nga udhezimi te nxirren nga dosjet e pensioneve qe jane dorezuar prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe nga dosjet e kuadrit qe ndodhen ne ministri apo tek Komandat e Forcave perkatese.

Ne nje muaj me pare Ministria e Mbrojtjes nxorri nje udhezim te ri per pensionet suplementare te ushtarakeve duke percaktuar procedura te reja per plotesimin e dokumenteve. Sipas udhezimit rol paresor ne plotesimin e dokumenteve do te kene repartet ushtarake ku kane kryer detyren keta te fundit. Me pas ne loje hyjne Drejtorite Rajonale te Sigurimeve Shoqerore ku ushtaraket duhet te plotesojne kerkesen personale dhe te dorezojne dokumentetet e nevojshme per fillimin e procedurave te perfitimit te pensionit suplementar.

Nderkohe do te jete komanda ku ka ushtruar detyren ushtaraku ajo qe dergon dorazi ose me ane te postes kerkesen e plotesuar tek Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore. Keto ndryshime jane edhe arsyeja se perse ushtaraket kerkojne ndryshimin e procedurave me arsyetimin se nje pjese e reparteve jane mbyllur dhe dokumentet kane humbur. Persa i perket perfitimeve dokumentet qe duhen plotesuar kane te bejne me pensionet e parakohshem pension suplementar pleqerie pension suplementar familjar etj.

Dokumentet per dosjet e perfituesve

Strukturat vartese dergojne ne strukturat eprore me shkrese percjellese dhe rruge zyrtare dokumentacionin e dosjes se perfituesit sipas llojit te perfitimit si me poshte

a. Per ushtarakun qe perfiton pension suplementar te parakohshem per vjetersi sherbimi
- Kopje te kerkeses personale qe eshte plotesuar nga ushtaraku ne komanden e repartit moduluar tip
- Kopje te kerkeses format te plotesuar ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore modulari nr.01.
- Fotokopje te leternjoftimit elektronik te nenshkruar nga vete personi ose certifikate personale me fotografi.
- Vertetim per periudhen e sherbimit dhe pagen mesatare referuese neto modulari nr.03
- Vertetim per periudhen e sherbimit dhe pagen mesatare referuese neto modulari nr.03.
- Modulari 03/b paga referuese mesatare neto per te gjithe karrieren.
- Vertetim i pages referuese neto te grades ose te funksionit me te fundit modular nr.02.
- Vertetim tip te trajtimit me pagese kalimtare.
- Deshmi penaliteti.
- Vertetim kronologjik per kontributet suplementare te paguara sipas muajve modular nr.05.

b. Per te perfituar pension suplementar pleqerie
- Kopje e kerkeses personale qe eshte plotesuar nga ushtaraku ne komanden e repartit modular tip.
- Kopje te kerkeses format te plotesuar ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore modulari nr.01.
- Fotokopje te leternjoftimit elektronik te firmosur nga vete personi ose certifikate personale me fotografi.
- Vertetim per periudhen e sherbimit dhe pagen mesatare referuese modulari nr.03.
- Modulari 03/b paga referuese mesatare neto per te gjithe karrieren.
- Vertetim i pages referuese neto te grades ose te funksionit me te fundit modular nr.02.
- Kopje te vendimit te Komisionit Mjeksor te Caktimit te Aftesise per Pune.
- Vertetim kronologjik per kontributet suplementare te paguara sipas muajve modular nr.05.


c. Per te perfituar pension suplementar familjar
- Kopje e kerkeses personale qe eshte plotesuar nga ushtaraku ne komanden e repartit modular tip.
- Kopje te kerkeses format te plotesuar ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore modulari nr.01.
- Certifikate familjare
- Certifikate vdekje
- Vertetim per periudhen e sherbimit dhe pagen mesatare referuese neto modulari nr.03
- Vertetim i pages referuese neto te grades ose te funksionit me te fundit modular nr.02
- Modulari 03/b paga referuese mesatare neto per te gjithe karrieren
- Vertetim kronologjik per kontributet suplementare te paguara sipas muajve modular nr.05.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›