Jaka: Ja si mund të investohen kapitalet e biznesit
rretheve ne bashkëpunim me ata të Malit të Zi kërkojnë të vendosin bashkëpunime konkrete, sidomos këto në fushën e turizmit apo prodhimeve bujqësore. Kjo për shkak të specifikave të vendeve tona që kërkojnë të zhvillojnë specifikisht turizmin. Për këtë qëllim kryetarët e Dhomave të Tregtisë po synojnë të sensibilizojnë biznesin e të dy vendeve për të ecur në një rrugë të përbashkët. Paneli i drejtuesve të dy dhomave asaj të Tiranës dhe Malit të Zi u përpoqën që në këtë forum biznesi të prezantojnë mundësitë potenciale për bizneset e të dy vendeve. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka duke folur dhe në emër të kolegëve të tij të Shkodrës dhe Lezhës bëri të qartë se është koha e duhur për të parë në të ardhmen dhe të përpiqet të parashikojë mundësitë që padyshim do të jenë në rritje. Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të thellojnë bashkëpunimin duke identifikuar rrugët dhe mundësitë efikase që kanë. Si mundësi të mira të këtij realizimit të këtij qëllimi Jaka renditi ndërtimin e Doganës së përbashkët në Muriqan një financim i Bashkimit Europian, duke e konsideruar këtë si pikë të vetmen të këtij lloji në të gjithë Europën. Gjithashtu sipas tij porti i Shëngjinit është një mundësi e mirë për të lehtësuar punën e biznesit dhe për të rritur intensitetin e shkëmbimeve tregtare. Po kështu ngritja e parkut industrial të Koplikut do të bënte të mundur për bizneset e Malit të Zi, të investonin kapitalet e tyre në këtë zonë. Zona shtrihet në një sipërfaqe prej 61 ha, pronësi shtetërore. Veprimtaritë që pritet të ushtrohen në këtë park industrial, janë prodhuese, industriale, agro-përpunimi, veprimtari tregtare, eksport- importi dhe veprimtari të tjera ndihmëse. Ky investim kap shumën e 18.5 milionë euro. Ky lehtësim ju drejtua bizneseve malazeze kryetari i Dhomës Tiranë do të vijë nga akset kryesore rrugore që lidhin Shkodrën me Hanin e Hotit, apo të Lezhës me Ulqinin, duke sjellë një realitet krejt të ri në mundësinë e të bërit biznes.