E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH konfrontohet në debitorët në Kombinat

Një aksion për prerjen e linjave elektrike të debitorëve ka degjeneruar me debate mes punonjësve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe banorëve në lagjen Kombinat në Tiranë. OSSH i kërkon debitorëve të shlyejnë faturat e energjisë të papagura që nga 2007.

Banorët kundërshtojnë dhe thonë se janë të gatshëm të paguajnë faturat e energjisë vetëm të këtij viti. Ata kanë hipur në shtyllat e energjisë për të rilidhur telat. OSSH ka nisur aksionin për prerjen e linjave elektrike debitorëve në Tiranë dhe rrethe. Abuzimi me anë të faturave të energjisë tashmë është kthyer në një fenomen mbarëkombëtar dhe ka zënë fill qysh nga privatizimi i OSSH. Sipas një qytetari në zonën e Bërrylit në kryeqytet, vetëm për një llambë shkallës fatura i ka ardhur me vlerën prej 250 mijë lekëve të vjetra. Pra, mënyra e organizimit të vjedhjes është thjeshtë. Ministrit Prifti, duke shfrytëzuar postin, ka lidhur një pakt me OSSH. Së pasi e ka siguruar OSSH nga hetimet e mundshme prej denoncimeve të qytetarëve, me kusht që ai të përfitojë nga paratë. Vetëm çmontimi i kësaj lidhjeje mund ti japi fund vjedhjes së qytetarëve. Sesi realizohet vjedhja, me anë të matësve apo me fatura fiktive, kjo nuk fort rëndësi, thelbësore është se ku e ka këtë mbështetje OSSH. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës hesht para vjedhjes masive të OSSH. Me gjithë ankesat e qytetarëve për fatura marramendëse që janë detyruar të paguajnë apo edhe faktit se OSSH pranoi vjedhjen e të paktën 105 milion lekëve prokuroria nuk çel asnjë hetim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›