Jaka, ftesë biznesmenëve gjermane për investime në Shqipëri
Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, zv ministri i Transporteve, Ernest Ndoka si dhe përfaqësues të biznesit shqiptar dhe gjerman. Sipas të njëjtave burime mësohet se në forumin për Logjistika-Shërbimet dhe ndërmarrjet Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, zoti Jaka u shpreh se Forumi i biznesit që po zhvillohet këtu është mënyra më e mirë për të lidhur midis tyre sipërmarrjet e të dy vendeve dhe gjithashtu është një rast i mire për të lancuar rolin inkurajues dhe të pazëvendësueshem të shoqatave të biznesit. Sipas Jakë biznesi shqiptar në Gjermani vjen me dimensione krejt te reja. Pavarësisht krizës globale ekonomike ne konstatojmë një përmirësim dhe rritje te tregueseve te marrëdhënieve tregtare midis Gjermanisë dhe Shqipërisë në dy vitet e fundit, u shpreh ai në fjalën e tij. Duke mos u ndalur në detaje të treguesve ekonomikë shqiptarë, apo se ku mund te investohen kapitalet gjermane në vendin tonë, Jaka ju bëri ftesë investitorëve gjermanë duke e bazuar atë në dy shtylla duke cituar se Ju jeni një shtet me një teknologji shume të zhvilluar dhe kjo ju bën ju të investoni në vendin tonë pasi. Burimet njerëzore në vendin tonë janë të shumta me një moshë të re tashmë të kualifikuar në sektorë specifike, duke qenë kështu më pranë teknologjisë së lartë të zhvillimit mbarë botëror. Po kështu për vetë natyrën e vendit tonë fuqia jonë punëtore mbetet ende e lirë, duke qenë për ju një mundësi të shumë të keni njerëz të kualifikuar dhe më një kosto më të ulët se në vendin ku ju punoni. Duke qëndruar në këtë linjë ai ju kujtoi investitorëve dhe përfaqësuesve të biznesit të Hamburgut se Dhoma e tregtisë dhe Industrisë ka të gjitha kapacitetet për të asistuar profesionalisht si në ndërtimin e partneriteteve biznes me biznes, ashtu edhe ne realizimin e projekteve tuaja direkte.
Last Updated on E Shtune, 12 Qershor 2010 11:34