E Diel, 1 Nëntor 2026

Civici:Rritja e pagave e pensioneve, ndikim pozitiv në ekonomi


Rritja e pagave dhe pensioneve në datën 1 korrik mund të ketë një aspekt pozitiv në ekonomi. Rektori i universitetit Europian të Tiranës Ardian Civici është shprehur se duke qenë se inflacioni është brenda kufijve kjo masë e marrë prej qeverisë mund të ndihmoj në ecurinë e ekonomisë tonë.
Sipas Civicit edhe pse kriza ekonomike botërore ka prekur shumë vende dhe politika e tyre është ajo e shkurtimit të pagave situata nuk është e njëjtë me vendin tonë.

Ndërkohë përsa i përket ekonomisë në Shqipëri Civici u shpreh se ekonomia jonë është optimiste dhe me nivel të mirë, por megjithatë përsëri duhet pasur kujdes në disa pika.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›