E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ngre strukturë paralele për të nxjerrë jashtë loje KLSH

Ministria e Financave, strukturë për të kontrolluar fondet e buxhetit


Ministria e Financave harton projektligjin Për menaxhimin financiar dhe kontrollin. Drafti parashikon kontrollin e të gjithë strukturave publike madje edhe ato të financiare nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që deri më tani, këtë funksion e kryen

vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kompetencat përqendrohen në duart e ministrit të Financave, i cili do të kontrollojë të gjitha lëvizjet që kryhen nga këto struktura. Madje ministri merr të drejtën të gjykojë dhe ndëshkojë edhe drejtuesit e strukturave publike që nuk realizojnë detyrat. Drafti ka mbërritur në kuvend dhe pritet miratimi i tij në komision. Grupi hartues i draftit ka parashikuar kontrollin e brendshëm financiar publik në tërësinë e sistemit të kontrollit të brendshëm që ushtrohet nga njësitë publike për të garantuar se menaxhimi financiar kryhet sipas rregullave. Ky ligj përcakton rregullat, procedurat, strukturat administrative dhe metodat për funksionimin e menaxhimin financiar të kontrollit të njësisë së sektorit publik të republikës së Shqipërisë si dhe përgjegjësitë e menaxherit për planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e buxhetit, kontabilitetin dhe raportimin. Ndërkohë qëllimi i këtij ligji është përdorimi sa më eficent, efektiv dhe ekonomik i burimeve financiare publike, duke respektuar parimet e transparencës e të ngjitshmërisë si dhe shmangia e shpërdorimit e keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë.


Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet në njësitë e sektorit publik ku përfshihen njësitë e qeverisjes së përgjithshme, shoqëritë tregtare publike, organizatat jo qeveritare, autoritet e përbashkëta që zotërohen. Në fushën e zbatimit të projektligjit janë përfshirë edhe kontrollet në e njësive të tjera që shpenzojnë fonde publike sipas marrëveshjes ndërkombëtare. Hartimi i projektligjit për menaxhimin financiar dhe kontrollin parashikon kontrollin  e brendshëm financiar publik 2009-2014 miratuar me vendim nr. 640 datë 11.06. 2009 të Këshillit të Ministrave. Projektligji është përgatitur nga Ministria e Financave në kuadër të binjakëzimit për zhvillimin e KBFP në zyrën kombëtare të auditimit Anglisë dhe Ministrisë së Financave polake të financuara nga BE. Projektligji përcakton rregullat, procedurat, strukturat administrative dhe metodat për funksionimin e menaxhim financiar dhe kontrollit brenda njësive të sektorit publik të republikës së Shqipërisë me qëllim realizimin e objektivave dhe sigurimin e përdorimit efecient, efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare publike duke respektuar parimin e transparencës.


Detyrimet
Në këtë projekt ligj trajtohen disa aspekte më të rëndësishme. Sipas projektligjit mësohet se jepet kompetenca e menaxhimit financiar dhe kontrollit, përcaktohen përgjegjësia e ministrit të Financave dhe udhëzimet dhe manualet standarde që ai miraton në këtë fushë. Një tjetër pikë është përcaktimi i përgjegjshmërisë menaxheriale për titullarin e njësisë së sektorit publik, nëpunësit të autorizuar nëpunësit zbatues, koordinatorit të riskut dhe menaxherëve të njësisë. Në projektligj është futur dhe e drejta e delegimit të disa të drejtave dhe detyrave të nëpunësit autorizues nëpunësit zbatues dhe menaxherëve të tjerë në shkallën hierarkike, brenda njësisë publike dhe duke vendosur theksin në ruajtjen  e nivelit të përgjithshëm. Në këtë projekt ligj përcaktohet gjithashtu detyrimi për nëpunësit e autorizuar për nënshkrimin e deklaratës së sistemeve të kontrollit të brendshëm për vitin e mëparshëm, gjeq ë sjell sipas draftit rritjen e përgjegjshmërisë menaxheriale, garantimit të titullarit për realizimin në kohë të objektivave për politikat e vendosura. Deklarata e cilësisë është inputi kryesor i raportit të Ministrisë së Financave për Kuvendin e Shqipërisë për cilësinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm në sektorin publik.


Kontrolli i brendshëm
Kontrolli i brendshëm financiar publik përbën tërësinë e sistemit të kontrollit të brendshëm që ushtrohet nga njësitë publike për të garantuar se menaxhimi financiar e kontrolli i njësive të sektorit publik është në përputhje me legjislacionin përkatës, kërkesat e buxhetit si dhe parimet e menaxhimit financiar me transparencë dhe eficencë ekonomike.

Kontrolli i fondeve publike
Në këtë draft është parashikuar kontrolli i të gjitha fondeve publike përfshirë edhe fondet e Bashkimit Evropian, të cilat mblidhen, arkëtohen dhe mbahen shpërndahen apo shpenzohen nga njësitë e sektorit publik dhe qe përbëhen nga të ardhurat, shpenzimet kreditë dhe grantet për njësitë e sektorit publik. Në kontrollin e brendshëm janë përfshirë edhe proceset integrale të sistemit të menaxhimit financiar e të kontrollit si dhe i auditimit të brendshëm i vendosur nga titullari i njësisë publike, brenda objektivave të tij qeverisëse, për të ndihmuar në kryerjen e veprimtarisë publike në mënyrë të rregullt dhe eficente. Në projektligj është parashikuar edhe kontrolli i përgjegjshmërisë menaxheriale, sipas të cilës është parashikuar detyrimi i menaxherëve të njësive që në kryerjen e veprimtarisë respektojnë parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar, të ligjshmërisë e të transparencës në administrimin dhe të përgjigjen për veprimet e tyre. Llogaridhënia përfshin çështjet që lidhen me ndarjen e detyrave zhvillimin e menaxhimit financiar bashkërendimin dhe vlerësimin e raportimin për sistemet e menaxhimit financiar e të kontrollit. Llogaridhënia përfshin edhe përgjegjësinë për veprimet e kryera.

Sistemi i kontabilitetit dhe gjurma e auditimit
Sistemi i kontabilitetit është sistemi për përcaktimin njohjen, matjen klasifikimin dhe paraqitjen e të dhënave financiare që lidhen me veprimtarinë e njësisë publike. Ndërsa dokumenti financiar përfaqëson informacion origjinal plotësues si dhe të dhëna kontabël të regjistruara në çdo lloj forme, të krijuara të marra apo të mbajtura nga njësia publike. Dokumenti financiar duhet të përshkruaje me vërtetësi veprimin ose ngjarjen që ka për objekt të përbëjnë të dhëna për shkakun e veprimit datën dhe vendimin e kryerjes, objektin, treguesit sasiorë e ato të vlerës, personat që e kanë urdhëruar e ekzekutuar veprimin e të tjera të dhëna të nevojshme që i japin dokumentit forcën e një prove ligjore ose administrative. Procedura antikorrupsion, ter i cili ka të njëjtin kuptim me atë të parashikuar në ligjin nr 9508 datë 43. 4 2006 Për bashkëpunimin e publikut në luftën kundër korrupsionit.

Menaxhimi financiar dhe kontrolli
Menaxhimi financiar dhe kontrolli është një sistem politikash, procedurash, veprimesh dhe kontrollesh, të cilat vendosen ruhen dhe përditësohen rregullisht nga titullari i njësisë publike dhe vihen në zbatim nga gjithë personeli me qëllim për të adresuar risqet e për të dhënë garanci të mjaftueshme se objektivat e njësisë publike do të arrihen përmjet pajtueshmërisë së legjislacionit dhe me aktet e brendshme e kontratat. Një tjetër pikë është ajo e informacioneve operative e financiare të besueshme e të plota, veprimet efektive dhe mbrojtjes së informacionit e të aktiveve.

Përgjegjshmëria menaxheriale e titullarit
Titullarët e njësive publike përgjigjen për vendosjen e përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të njësisë publike nëpërmjet vendosjes së një sistemi të përshtatshëm dhe efektiv të menaxhimit financiar e të kontrollit të përdorimit të fondeve publike në mënyrë të ligjshme me ekonomi, efektivitet dhe eficencë. Titullari i njësisë publike duhet të caktojë nëpunësit e autorizuar, sipas përcaktimeve në ligjin Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë. Në rastet e moscaktimit të nëpunësit autorizues përgjegjshmëria menaxheriale dhe përgjegjësitë sipas parashikimeve të nenit 9 të këtij ligji i takojnë titullarit të njësisë publike. Drejtuesit e të gjitha niveleve të njësive të varësisë i japin llogari eprorit sipas shkallës hierarkike deri te titullari i njësisë publike dhe janë pë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›