Jakup Krasniqi beson në perspektivën e bashkimit të shqiptarëve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se me zhvillimet e fundit në hapësirat kombëtare, ai beson në perspektivën e bashkimit të shqiptarëve.
"Nëse kthehemi dhjetë vjet pas dhe mendojmë se ku ishim, nëpër ç'rrugë ecëm e çfarë vështirësish komunikimi kishim me vëllezërit tanë në Shqipëri e Maqedoni, në gjithë segmentet e jetës, në mënyrë të veçantë në segmentet më vitale të kombit (arsimi, kultura, art e traditë etj), vetëm atëherë mund të kuptojmë se ç'ndryshime të mëdha kanë ndodhur në gjithë hapësirën kombëtare", ka thënë Krasniqni në një intervistë për të përditshmen "Epoka e Re".
Duke u nisur nga faktet e lartpërmendura, Krasniqi ka thënë se ai beson në perspektivën e bashkimit të shqiptarëve.