E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident hekurudhor në Rusi, mbi 39 të vdekur

Agjencitë vendase të lajmeve raportojnë se treni që përshkonte rrugën Moskë-Shën Pietërburg ka dalë nga shinat duke shkaktuar këtë tragjedi.  

"Të paktën 39 persona humbën jetën dhe 95 të tjerë u plagosën si pasojë e daljes nga shinat të trenit që lidhte  Moskën me Shën Petersburgun'', deklaroi një përfaqësues i Ministrisë ruse të Situatave të Urgjencës.
     
"Në fillim numri i viktimave ishte 25, ndërkohë që 14 të tjerë u gjendën jashtë vagonëve të trenit'', shtoi ai.
     
Dalja nga shinat e katër vagonëve të “Nevski Express” që lidhte Moskën me Shën-Petersburgun ndodhi në orën 18:34 në rajonin Novgorod, në veriperëndim të Rusisë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›